Humb jetën i riu 26-vjeçar

Banoret e Qytetit Studenti janë tronditur nga një krim i rende qe ka ndodhur mëngjesin e se shtunës. Një i ri ka mbetur i vdekur ne një banese, ndërsa dyshohet se është vrare nga shokët e tij ne rrethana ende te paqarta. Viktima është 26-vjeçari Alfred Musabelliu nga Tirana. Ai ndodhej ne shtëpinë e shokut te tij, Albi Zelaj, bashke me 2 persona te tjerë. Te akuzuarit për vrasje Albi Zelaj 23 vjec dhe Donald Ymeri 22 vjeç janë arrestuar nga policia pak kohe pas krimit, ndërsa ne kërkim është shpallur një tjetër person, tashme i identifikuar. Policia sqaron se janë marre dëshmitë paraprake te dy te rinjve, ndërsa po heton për te zbardhur te gjitha momentet e konfliktit qe kane sjelle vrasjen.
Shpërndaje