E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elizabeth Taylor shtrohet ne spital

Elizabeth Taylor, legjenda e ekranit nder vite, është shtruar ne spitalin e Los Angeles për shkak te problemeve ne zemër. Aktorja është shtruar ne spitalin Cedars ne fillim te javës por vetëm mbrëmë mjeket kane raportuar përkeqësim te gjendjes se saj shëndetësore. Britanikja 78 vjeçare, Taylor, ka vite qe vuan nga zemra. Vete Taylor ka falënderuar fansat e saj për interesin e madh këto dite por ka kërkuar gjithashtu qe te respektohet jeta e saj private, se paku deri ne daljen nga spitali. Nder vite, shëndeti i Taylor ka qene problematik. Ne vitin 2009 aktorja i është nënshtruar një operacioni pikërisht ne zemër. Dje, aktorja britanike ishte e ftuara e nderit ne një mbrëmje bamirësie ne New York, ne luftën kundra HIV/AIDS, por ajo nuk mundi te ishte e pranishme. Elizabeth Taylor, është shpallur aktorja me e mire dhe ka fituar dy çmime Oskar ne vitet 1961 dhe 1967.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›