Egjipti drejt një revolucioni të ri
01-07-2013 / Gazeta 55
Miliona persona i japin jetë protestës më të madhe në historinë e vendit
Me miliona persona i kanë dhënë jetë në Kajro protestës më të madhe që është bërë ndonjëherë në historinë e vendit, të paktën sipas ushtrisë.
Mobilizimi kundër autoritetit të qeverisë synon që të arrijë deri tek dorëheqja e presidentit Morsi. Një vit pas marrjes së presidencës nga ana e tij Egjipti gjithnjë e më shumë duket në prag të një revolucioni të ri.
Protesta kundër Morsit po shkakton tensione por dhe viktima. Deri tani janë 7 të vdekurit si pasojë e përleshjeve mes dy grupimeve, pro dhe kundër Morsit si dhe 600 të plagosur. Dhe selitë e partisë së Vëllezërve Muslimanë janë sulmuar dhe janë djegur.