PS feston 22-vjetorin dhe fitoren, Rama: Të ecim në rrugën e rilindjes me nder e urtësi
TIRANE- "Dy gëzime në një ditë” për socialistët. Ata festuan sonte, në një pritje madhështore, edhe fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit, edhe 22-vjetorin e themelimit të partisë. Në fjalën e rastit përpara të pranishmëve, kryetari i PS-së Edi Rama theksoi se “Aleanca për Shqipërinë Europiane është e angazhuar për të ecur në rrugën e rilindjes, me nder, dije, urtësi e burrni”.
Ndërsa falënderoi zgjedhësit, militantët, dhe aleatët e PS-së, Rama theksoi se e majta e bashkuar do të arrijë të fitojë edhe sfidën e rilindjes së Shqipërisë.
“Pas vitesh të trazuara për të majtën, njësoj si për Shqipërinë, e festojmë këtë ditëlindje të gjithë së bashku. Të bashkuar do ta fitojmë dhe sfidën e madhe të rilindjes së Shqipërisë. Falenderojmë aleatët tanë strategjikë, LSI dhe Ilir Metën, i cili bëri që interesi i gjithë Shqipërisë të fitonte mbi ndasitë. Koha do ta provojë dhe në qeverisje atë që 23 qershori provoi në zgjedhje. PS dhe LSI janë dy parti që si një fuqi e vetme mund të bëjnë histori në këtë vend. 1 milionë shqiptarë na kanë dhënë mandatin për të ecur drejt Shqipërisë Europiane. Detyra jonë si të zgjedhurit e tyre është tu përkushtohemi synimeve që i ngritën pasivisht njerëzit në revolucionin heshtur me votë të 23 qershorit.”- u shpreh Rama.
Rama theksoi se PS u përball me beteja të vështira për t’i dhënë fund jetës opozitare, por siç tha ai, ia doli në mënyrën më të bukur.
“Kur u zgjodha kryetar i PS-së 7 vjet e gjysmë më parë, unë si kryetar dhe ne si PS vendosëm një sërë objektivash për rikthimin në qeveri me një vizion të ri, program të ri dhe politikë të re. Patëm beteja jo të lehta. U vodhëm në zgjedhje, u baltosëm, bëmë protesta të panumërta dhe grevë urie. Humbëm katër jetë të pafajshme njerëzish, që shpresoj se sot janë më të qetë dhe të cilëve u premtoj se nuk do të jem i qetë derisa të bëj drejtësi për vdekjen e tyre. Por më në fund ia dolëm në mënyrën më të bukur. I kemi dhënë vetes me fitoren e 23 qershorit të drejtën për t’i dhënë fund jetës opozitare të PS”,- u shpreh Rama.
Sipas Ramës, “mandati i 23 qershorit është një mandat i qartë për të modernizuar Shqipërinë, për të mos përçarë për të sunduar, por për të bashkuar për të ecur me shpejt në rrugin e rilindjes, me nder, dije, urti e burrni. Do të bëjmë gjërat e duhura sepse prandaj quhemi Partia Socialiste e Shqipërisë, por së bashku me LSI e të tjerët sepse prandaj quhemi Aleanca e Shqipërisë Europiane”.
Më tej, kryeministri i ardhshëm i vendit falënderoi njerëzit e shtypit dhe i siguroi ata se nën qeverisjen e të majtëve, do të jetojnë ditët e tyre më të mira.
Festa për 22-vjetorin e themelimit të PS-së u shty në 12 qershor, për t’u bashkuar me festën e fitores, të cilën kreu i PS-së duket e parandjeu mirë këtë herë. Në intervistën e parë pas zgjedhjeve, në cilësinë edhe të kryeministrit të ri, Edi Rama njoftoi edhe këtë festë, madje bëri të ditur se një ftesë për dy eventet u është dërguar edhe kryeministrit tashmë në detyrë ende, Sali Berisha, dhe aleatëve të tij të së djathtës.
RAMA FTON BERISHËN, MEDIUN DHE TOPIN, JO ARBEN MALAJN
Ora 12:30 - Kreu i PS-së, Edi Rama ka komentuar në rrjetin social Tëitter, përvjetorin e Partisë Socialiste, njëherësh edhe fitoren. “Sot festa e ditëlindjes së PS që u la pas zgjedhjeve. Do ta kremtojmë në mbrëmje me aleatët tanë të LSI e me gjithë aleatët e tjerë”, shkruan Rama.
Burimet zyrtare nga Partia Socialiste bënë të ditur dje, se ftesa është dërguar në zyrën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha; në adresë të kreut të Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi; kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. I kontaktuar nga Gazeta, Mediu tha se nuk do të jetë në festë, pasi niset për një aktivitet jashtë vendit. “Sali Berisha, është i ftuar ditën e hënë në festën e Partisë Socialiste që ne kemi shtyrë pas zgjedhjeve dhe nuk diskutohet që kushdo që do ta pasojë do të jetë kryetari i opozitës dhe do të respektohet ashtu siç nuk është respektuar deri më sot. Ftesa për Berishën është bërë, jo vetëm për PD-në, por për gjithë kryetarët e partive të opozitës”, - njoftoi Rama në intervistën e tij të fundit.
Mungesa e Fatos Nanos
Ftesa nominale i është dërguar edhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste për 15 vjet, Fatos Nano. Por, ai ndodhet jashtë vendit dhe nuk dihet nëse do të vijë për të qenë i pranishëm mes socialistëve, pavarësisht marrëdhënieve tepër të ftohta mes tij dhe Edi Ramës kohët e fundit. Sipas të njëjtave burime, një ftesë e tilla nuk i është dërguar njërit prej socialistëve më të njohur, i cili kandidoi si deputet i pavarur në qarkun e Vlorës, pas mospërfshirjes në listën zyrtare të PS-së, Arben Malajt. Zyrtarë të PS-së, sqarojnë se janë ndjekur dy standarde në dërgimin e ftesave për këtë aktivitet, një për ata jashtë partisë dhe një për ata brenda partisë. Sipas vlerësimit të tyre, Malaj është tërhequr tashmë nga Partia Socialiste, sepse kandidoi si i pavarur. Pak ditë më parë, gjatë intervistës në “Top Channel”, Rama tha se edhe Malajt mund t’i bënte ftesë për bashkëpunim, ndërsa njoftoi ngritjen e një strukture ekonomike, me ekspertët më të mirë të huaj dhe vendës. Ftesa u janë shpërndarë ish-presidentëve Alfred Moisiu, Rexhep Meidani; ish-deputetëve ndër vite të PS-së; Trupit diplomatik; komuniteteve fetare; medias; dhe sigurisht të gjithë deputetëve që do të përbëjnë këtë herë grupin e ri parlamentar të PS-së. Ftesa të veçanta kanë edhe 36 aleatët e PS-së. Këtë herë në festën e PS-së i pranishëm do të jetë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, pas një mungese të gjatë. Ashtu siç është shkruar edhe në ftesën e firmosur nga vetë Rama, duke nisur që prej orës 19:30, sonte në mbrëmje, në Hotel Sheraton, PS feston ditëlindjen dhe fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit, nën tingujt e muzikës, por edhe tortës së rastit. (GSH)
(er.nu/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Malaj: Ftesat janë publike dhe ndoshta jo vetëm burokratike FOTO: PS feston 22-vjetorin