Egjipti drejt zgjedhjeve parlamentare

Mediat shtetërore në Egjipt cituan zyrtarë përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve të kenë propozuar që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vendit të mbahen ndërmjet 21 nëntorit të këtij viti dhe 4 marsit të 2012-ës.
Kreu i Komisionit të Lartë Zgjedhor, Abdel Moez Ibrahim, tha se votimet për dhomën e ulët të parlamentit do të mbaheshin në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa do të pasoheshin me votimet për dhomën e lartë-Këshillin Shura, në gjysmën e dytë të tij.
Tani, u takon liderëve ushtarakë egjiptianë të miratojnë datat përmes një dekreti ose të zgjedhin data të reja deri në fund të këtij muaji.
Me caktimin e këtyre datave, do të vendosej për mbajtjen e zgjedhjeve të para parlamentare në Egjipt që nga rrëzimi i presidentit Hosni Mubarak.
Pas rrëzimit të tij nga pushteti më 11 shkurt ishte shpërbërë parlamenti egjiptian.
Data për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale nuk është caktuar ende, mirëpo sipas këshillit ushtarak, këto zgjedhje do të mbaheshin pas atyre parlamentare.