Turqia: Ngrijmë marrëdhëniet me BE nëse Qipro merr presidencën

Turqia është e gatshme të ngrijë marrëdhëniet me Bashkimin Europian nëse Qipro merr presidencën e radhës së Be-së, në qershor të vitit 2012.
Lajmërimi ka ardhur nga zëvendëskryeministri turk, Besir Atalay.
“Nëse negociatat e paqes në Qipro nuk do të jenë mbyllur dhe BE do t’i japë presidencën Qipros, atëherë do të ketë krizë mes Turqisë dhe Bashkimit Europian”, është shprehur Atalay.
“Do të ngrijmë marrëdhëniet”, tha zëvendëskryeministri.