E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti, kampion i Afrikës

Kjo ishte finalja e tretë rresht (të treja të fituara) për egjiptianët. Në finalen e luajtur sot pasdite “Faraonët” mposhtën “Yjet e Zinj” të Ganës 1-0. Njeriu-gol për ekipin e drejtuar nga Shehata ishte Gado (e nisi ndeshjen nga stoli), i cili pesë minuta para vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit i dha trofenë skuadrës së vet.Egjipti vinte në këtë veprimtari me petkun e kampionit në fuqi. E në fakt plotësoi të gjitha pritshmëritë, pasi shihej si favoriti kryesor për të fituar sërish Kupën e Kombeve të Afrikës. Skuadra nga Afrika e veriut nuk e vuri për asnjë moment në dyshim suksesin, si në fazën e grupeve ashtu edhe në çerekfinale dhe gjysmëfinale.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›