E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti zgjedh sot pasardhësin e Mubarakut

Procesi i votimit në Egjipt

Qendër votimit

Egjiptianët kanë votuar për raundin final të zgjedhjeve për presidentin që do të jetë pas ardhësi i Hosni Mubarakut. Në garë janë islamist Mohamed Mursi dhe ish-kryeministri i Mubarakut, Ahmet Shafiq.   Gjithsesi qytetarët përveç këtyre dy zgjedhjeve, do të kenë mundësi edhe të bojkotojnë votimin.

Aktualisht Egjipti është pa Kushtetutë dhe pa parlament, pas një vendimi të gjykatës, e cila shpallet të pavlefshme zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Këshilli Suprem i Forcave Ushtarake deklaroi se zgjedhjet parlamentare janë të pavlefshme pasi dy ditë më parë Gjykata e Lartë Kushtetuese i cilësoi zgjedhjet si jo kushtetuese. Vendimi i mor nga gjyqtar të caktuar nga Mubaraku.

Vëllazëria Myslimane kundërshtoi vendimin për shpërndarjen e parlamentit duke e cilësuar si hap të rrezikshëm të ushtrisë dhe bënë thirrje për referendum. Kërkojmë referendum kundër shpërndarjes së parlamentar dhe e shohim gjënë më logjikë pasi 30 milionë qytetarë iu drejtuan kutive të votimit për herë të parë dhe vendi shpenzoi 3 miliard paund egjiptianë në këtë proces transparent, tha Mahmoud Ghazlna, zëdhënës i kësaj partie.

Shumë egjiptianë kanë shprehur frikë se revolucioni i tyre nuk po sjellë atë që pritej, pasi ushtria vazhdon të qëndrojë në qendër të sistemit dhe duket se nuk do të heqë dorë kurrë nga pushteti. Ndërkohë grupet pro-revolucionare vazhdojnë të protestojnë në sheshin Tahrir në Kajro për të ushtruar presion për ndërmarrjen e reformave. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›