BILD, grekëve: Zgjidhni mes dhimbjes së arsyeshme dhe shkatërrimit absolut

(foto DPA)
Nesër (sot) 9 milionë grekë do të zgjedhin parlamentin e ri. Dhe ka shumë tension në ajër, Gazeta më e madhe gjermane, BILD, ka shkruar një letër të hapur që e nis me fjalët: Të dashur grekë! Ju jeni një popull krenar, një vend krenar. Të nesërmen do të zgjidhni sërish parlamentin tuaj. Dhe më poshtë vijon:
Ju thoni: Ne jemi të lirë. BILD u thotë ju: Ju e keni në dorë. Ky është ndryshimi. Nëse ju nuk keni nevojë për miliardat tona, mund të votoni cilindo batakçi majtas e djathtas që ju dëshironi. Por që prej dy vitesh është fakt se nga bankomatet tuaja dalin euro sepse ne, gjermanët, dhe të tjera shtete të BE, i kemi futur aty brenda. Por ne nuk e quajmë komike që ju në Greqi vazhdoni të na quani nazistë. Diçka duhet ta keni të qartë: Nëse tek ju fitojnë ato parti që duan ti japin fund marrëveshjeve për reformat e kursimet- ne nuk do paguajmë më. Marrëveshja ishte: Ju do e ktheni vendin në shina, ne do ju ndihmojmë të ecni përpara. Nëse ju nuk doni, as ne nuk duam. E keni ju në dorë. Nesër është zgjedhja juaj. Por në fakt nuk keni zgjidhje. Ju duhet të zgjidhni mes dhimbjes së arsyeshme dhe shkatërrimit absolut. Ne druhemi se ju nuk e keni kuptuar këtë gjë.
Përshëndetje
BILD