E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjiptianët në zgjedhje me votë të lirë

Edhe pse u bënë nëntë muaj që nga rënia e sundimit, një revoltë 30-vjeçare e ish-presidentit, ndryshimet politike në Egjipt kanë qenë të penguara. Duket se qeverisja ushtarake ishte më e fokusuar në ruajtjen e fuqisë së saj dhe privilegjeve se sa në nxitjen transformimit demokratik.

Mbërritja në zgjedhjet e sotshme ka prishur imazhin e të ardhmes, kjo vjen si pasojë nga trazirat në rrugë ditët e fundit.  Popullsia është polarizuar dhe është hutuar mbi drejtimin e vendit.

Megjithatë, procesi zgjedhor premton të jetë i lirë, i pastër dhe i ndershëm dhe të ndryshojë përvojën e Egjiptit në kujtesën e gjallë. Vëllazëria Myslimane, grupi më i madh dhe më mirë i organizuar në Egjipt, së bashku me aleatët e saj islamikë pritet të ketë një ndikim të mirë në votim.

Votuesit ishin duke qëndruar në rreshta të gjatë jashtë disa qendrave të votimit në Kajro, para se ato të hapeshin në orën 8:00 sipas kohës lokale (01:00 ET). Kjo është një shenjë e rrallë e interesit në pjesëmarrjen politike, pas dekadash të apatisë të krijuar nga manipulim masiv të çdo votë.

"Ne jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe që jemi pjesë e zgjedhjeve, jemi duke votuar duke vërtetuar lirinë tonë e cila ka qenë e manipuluar për vite me radhe" shprehet Wafa Zaklama, 55 vjeç. /L.F/Start/

                                                                                             2011-11-28 09:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›