E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe për Flamur nuk bashkohen!

Pas 99 vitesh, klasa politike në Shqipëri vazhdon të jetë e përçarë ku edhe në raste të tilla nuk gjen rrugën e komunikimit.

Gjatë ditës së sotme, krerët më të lartë të shtetit dhe të partive politike pritet të bëjnë ceremoni të posaçme për këtë rast. Kreu i Shtetit, Bamir Topi, do të jetë në qytetin e Vlorës në vendin ku u ngrit flamuri kuqezi, në fillim të shekullit të shkuar.

Ndërsa kryeministri Sali Berisha, do të bëjë fillimisht në Memorialin “Nënë Shqipërisë, ku do të jetë edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Ndërkohë, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndodhet në Kosovë. /Start/

                                                                                             2011-11-28 08:42
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›