Egjiptianët presin rezultatin e referendumit kushtetues

Egjiptianët janë në pritje të rezultateve të referendumit mbi ndryshimet kushtetuese. Miliona qytetarë kanë hedhur votën të shtunën në ato që janë përshkruar si votimet e para të lira, pas disa dekada zgjedhjesh të manipuluara nga regjimi i Hosni Mubarakut.
Reformat kushtetuese, të sponsorizuara nga armata ushtarake, kanë për qëllim vënien e bazës për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, që do të mbahen gjatë këtij viti.
Zgjedhjet e së shtunës ishin kryesisht të qeta, me një përjashtim të dukshëm që ndodhi kur laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Muhamed El-Baradei, u sulmua me gurë jashtë një qendre votimi në Kajro.