E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, rritet bilanci i viktimave

Bilanci i viktimave të katastrofës natyrore në Japoni rritet në mënyrë dramatike. Autoritetet njoftuan se vetëm në prefekturën e Miyagit mund të kenë humbur jetën 15.000 vetë. Zyrtartisht, numri i jetëve të humbura nga tërmeti dhe tsunami shkatërrues i 9 ditëve më parë është mbi 8.130. Të humburit vazhdojnë të jenë me mijëra.

Thuajse gjysmë milioni njerëz kanë mbetur pa shtëpi, qoftë nga tërmeti, apo ngaqë janë larguar të detyruar nga shpërthimet në centralin bërthamor të Fukushimës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›