Merkel, shpëton nga aksidenti tragjik

Helikopteri i policisë në të cilin udhëtonte kancelarja gjermane të mërkurën e kaluar ka humbur lartësinë për rreth 1 mijë metra për shkak të bllokimit të dy motorëve.
Sipas “Bild am Sontag”, pilotët kanë rimarrë kontrollin e tij vetëm disa qindra metra nga toka.
Incidenti ka ndodhur në Augusta, pranë Bavarisë, ndërkohë që Merkel po kthehej nga dy takime elektorale në Baden-Wuerttembreg.