E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjiptianët zgjedhin Presidentin e ri

Dy kandidatët për President janë kreu i Vëllazërisë Myslimane, Mohammed Mursi, dhe Ahmed Shafiq, ish-kryeministër në kohën e Hosni Mubarakut.

Këshilli Suprem është zotuar se do të dorëzojë pushtetin tek fituesi brenda datës 30 qershor.

Por korrespondentët thonë se shumë persona që kanë marrë pjesë në revolucionin e vitit të kaluar kanë bërë thirrje për të bojkotuar këto zgjedhje për shkak tëpasigurisë lidhur me votat.

Në hapje të votimeve për balotazh mëngjesin e sotëm, nuk u vëre ai entuziazëm dhe ato radhë të gjata që karakterizuan raundin e parë të votimeve presidenciale dhe në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan mes nëntorit dhe janarit./Start/F. P/

                                                                                             2012-06-16 10:26
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›