E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, regjimi i Bashar al Asadit akuzohet për krime të luftës

Sulmet ndërkombëtare ndaj regjimit të Bashar al Asadit janë shtuar gjatë ditëve të fundit, ku dje pati akuza të drejtpërdrejta, për të parën herë, për krime lufte. Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, deklaroi se forcat e qeverisë siriane kanë vrarë e po vrasin civilë në sulme të organizuara si pjesë e politikës shtetërore, që përbën krime kundër njerëzimit. Në një raport të publikuar dje, Amnesty International shkruan se hetuesit e grupit kishin dokumentuar keqtrajtime sistematike të qeverisë në 23 qytete dhe fshatra në provincat Alepo dhe Idlib, gjatë muajve maj dhe prill. Në këtë raport përfshihen edhe intervistat e më shumë se 200 njerëzve, të afërm të viktimave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›