E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso uron Nishanin: Rol thelbësor në rrugën evropiane të vendit

Me anë të një letre urimi, Barroso shprehet se ky është një moment kritik për rrugën evropiane të Shqipërisë, ndaj dhe roli i Nishanit si kryetar shteti është thelbësor në përmbushjen e reformave të nevojshme.

“Reformat që i nevojiten Shqipërisë për të bërë përparim drejt BE-së, kërkojnë një konsensus kombëtar dhe punë konstruktive e koherente nga të gjitha institucionet dhe partitë politike”, thekson kreu i KE-së në mesazhin e tij.

“Si President, duke përfaqësuar unitetin e popullit në përputhje me Kushtetutën, ju do të keni një rol kyç në garantimin e një klime politike të qetë dhe pavarësinë e profesionalizmin e institucioneve kryesore në vend, veçanërisht në sistemin gjyqësor. Bashkëpunimi i sinqertë dhe i ngushtë mes forcave politike në kuadër të përmbushjes së marrëveshjes politike të nëntorit dhe angazhimi i vazhdueshëm nga të gjitha palët, janë baza për të garantuar përmbushjen e reformave të nevojshme. Ju uroj sukses për të ndihmuar Shqipërinë të bashkojë përpjekjet në sfidat me të cilat përballet në realizimin e të ardhmes evropiane. Komisioni Evropian mbetet i angazhuar për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”.
/Start/

                                                                                             2012-06-15 22:16
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›