E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Egnatia arrin fitoren e katërt radhazi në kampionat, mposht 2-1 Bylisin

TIRANË, 31 janar /ATSH/ Egnatia regjistroi sot fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Rrogozhinasit triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit, në sfidën e javës së 23-të.

Golat e shënuar nga Lushkja në minutën e 57-të dhe Ndreca në minutën e 75-të, i dhanë triumfin skuadrës së trajnerit Edlir Tetova.

Në krahun tjetër, ballshiotët reaguan vetëm në fund, ku ngushtuan shifrat në 2-1 me Malomo, por nuk mjaftoi për të marrë qoftë edhe një pikë.

Ky sukses e mban Egnatian në krye me 42 pikë, ndërsa Bylis mbetet në vendin e gjashtë me 24 pikë. /j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›