E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bylykbashi: Prokuroria e Përgjithshme, hetim krimeve zgjedhore

TIRANË, 31 janar/ATSH-Maela Marini/ Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylybashi dhe Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso zhvilluan sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Në një prononcim për mediet pas takimit, Bylykbashi u shpreh se opozita pret nga prokuroria që të veprojë pa hezitim për krimet zgjedhore’.

“Ka ikur koha e fjalëve dhe e raporteve. Është koha e ndërhyrjeve të drejtpërdrejta”, tha Bylykbashi, ndërsa informoi se kanë kërkuar nga Prokurori i Përgjithshëm të ketë një monitorim të rreptë edhe mbi Policinë e Shtetit.

Lidhur me krijimin e strukturës së posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore nga SPAK, Bylykbashi u shpreh se kjo është detyra e SPAK por rëndësi kanë faktet.

“Ajo që bën SPAK është detyrë e saj. Ka qenë në gjumë letargjik për një kohë, ka refuzuar të merret me krimin zgjedhor më shumë se sa kërcëllima e dhëmbëve, rëndësi kanë faktet. Sa persona shkojnë dënohen për krim zgjedhor, për shitblerjen e votës, që ka filluar sot këtu dhe në diasporë”, tha Bylykbashi. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›