Egnatia mposht Kukësin 2-0, fiton për herë të parë Superkupën

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Egnatia mposhti 2-0 Kukësin mbrëmjen e sotme në finalen e Superkupës së Shqipërisë të luajtur në “Arenën Kombëtare”.
Kjo është e para në histori që Egantia shpallet fituese e Superkupës së Shqipërisë.
Ndeshja u dominuan nga rrogozhinasit të cilët shënuan nga një gol për çdo pjesë.
Verilindorët bënë shumë pak për ta pretenduar këtë trofe.
Egnatia kaloi në avantazh në minutën e 19-të të takimit me Ujkën që në hyrje të zonës nuk fali me një të djathtë të fuqishme.
Shifrat u dyfishuan në minutën e 84-ët nga Bakayoko, duke mbyllur të gjitha llogaritë në këtë sfidë.
Pas kampionatit dhe Kupës, Egnatia fiton kështu dhe Superkupën duke e mbyllur vitin 2024 me trofe.

/r.e/