GAZË – Të paktën nëntë palestinezë të vrarë pas sulmeve të fundit izraelite

TEL AVIV, 26 dhjetor /ATSH-DPA/- Një sulm izraelit në Rripin verior të Gazës shkaktoi vdekjen e të paktën nëntë palestinezëve dhe plagosjen e disa të tjerëve, sipas medieve palestineze.
Raporti i agjencisë së lajmeve WAFA tha se një sulm ajror kishte goditur sot në mbrëmje banesat në qytetin e Gazës.
Mbrojtja civile e kontrolluar nga Hamasi raportoi të paktën 13 të vdekur dhe rreth 40 të plagosur.
Ushtria izraelite tha se do të hetonte raportin. //a.i/