E Hënë, 2 Nëntor 2026

350 mijë votues të paprovuar, si i llogarit kandidati Pullazi? “PS është e mirorganizuar”

Në një intervistë për emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, Florian Pullazi, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, u shpreh se PS është një parti e mirorganizuar dhe do të marrë një rezultat shumë pozitiv nga të rinjtë që votojnë për herë të parë më 11 maj.

“PS besoj se ka infrastrukturën, ka energjitë, ka dhe të rinjtë për t’i afruar në parti dhe do marrim një rezultat shumë të mirë nga këta votues.”

Pullazi u shpreh se një pjesë e mirë e atyre që jetojnë në vendet kufitare me Shqipërinë dhe që janë regjistruar në platformën e KQZ-së, e kanë dhënë kontributin e tyre edhe në zgjedhjet e mëparshme në vend.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›