Egnatia, tri pikë morali ndaj Erzenit
Edhe pse në vendin e fundit pa shpresë shpëtimi, Egnatia arriti të mundë dje Erzenin, duke kthyer byzëqeshjen në ekip
Egnatia -Erzeni 2-0
Shënues: Lapi 67, Muho 92
Egnatia: Demorrosi, Kallcaku, Dushi, Pipa, Arapi, Vargu, Karaj, (Kasa, Muho 65) (Mahamutaj, Vrapi 82), Lapi, (Gjondeda, Memolla 70)
Trajner: E. Gosa
Erzeni: Vezi, (D. Arbi, Tutai 25), Kardhashi, Zakova, Faca, (A. Arbi, Hysaj) Halili,Ferraj, Hasanaj, Misiraj, (Lamnica, Hasa 63) Trajner: A. Bashakaj
Gjyqtarë: K. Shehini, E. Velo, H. Hisaku (Durrës)
Kartonë të verdhë: Kasa, Ferraj, Misiraj, Tutai, Karaj, Demorrosi, Hasa
Ekipi i Egnatias ka arritur të marrë një fitore të vyer duke mundur ekipin e Erzenit me rezultatin 2 me 0. Kjo ndeshje ishte një nga sfidat më të mira që ka zhvilluar ekipi i Egnatias në këtë kampionat. Pjesa e pare nisi vrullshëm nga vendasit, të cilët ishin vendosur mjaft mirë në fushë. Lojtari i skuadrës vendase, Karaj ishte më i miri i ndeshjes bashkë me mbrojtësin Kallçaku.
Në minutën e 27-të, Karaj nis një top mjaft të bukur për Lapin, por ky i fundit nuk gjuan siç duhet në drejtim të portës kundërshtare. Është përsëri ekipi i Egnatias, i cili kërkon golin e avantazhit, ku në minutën e 44-ët, Kasa gjuan mjafat mirë më kokë, por portjeri Vezi bën mrekullinë. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura.
Në pjesën e dytë është sërish Egnatia që kërkon t렠fitojë ketë takim, ku në minutën e 53-të, Vargu futet mjaft mirë në zonë, por e ka të vëzhtirë të dërgojë topin në rrjetë. Në minutën e 58-të, ekipi i Erzenit hidhet në kundërsulm me anë të Misiraj, por mbrojtësi vendas, Besmir Kallçaku, ishte i pakalushëm në këtë ndeshje. Goli i parë i takimit do të vinte në minutën e 67-të.
Gjondeda pason mjaft mirë për Lapin, i cili i vetëm përpara portierit Vezi nuk gabon, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Në minutën e 92-të do te vinte edhe goli i dytë me mesfushorin Muho. Lojtari i Egnatias godet nga 20-metra, duke e dërguar topin në rrjetën e Erzenit. Kjo fitore vlen më shumë për statistikë për vendasit, pasi ata ndodhen tashmë në fundin e rendtitjes më katër pikë, shtatë pikë pas Erzenit që mban vendin e parafundit.
