E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veleçiku dhe Albpetrol nuk ndalen në transfertë

velecikuKryesuesit  e dy grupeve të kategorisë së parë nuk janë ndalur në ndeshjet e tyre, duke konsoliduar edhe më shumë shanset  e tyre për kalimin në kategorinë e parë

Në grupin A, Veleçiku ka mposhtur Vorën në transfertë më rezultatin 3 me 1, duke kaluar kështu një provë të vështirë. Tri pikët e fituara e mbajnë në distancë të njëjtë me ndjekësen e saj më të afërt, Olimpikun, i cili arriti të fitonte në transfertën e Luzit me rezultatin 1 me 0.

Distanca prej katër pikësh me Olimpikun i ka dhënë qetësinë e duhur Veleçikut, i cili vijon të udhëheqë i qetë grupin A. Pas dy javësh, koplikasit do të presin në shtëpi Olimpikun, një ndeshje që mund të përcaktojë përfundimisht vendin e parë edhe nga ana matematike.

Nga ana tjetër, kryesuesja e Grupit B, Albpetroli arriti fitoren e 13-të radhazi në kampionat, duke mundur Këlcyrën me rezultatin 3 me 1. Me këtë fitore, Albpetrol ruajti diferencën e pesë pikëve ndaj Tepelenës, e cila nga ana e saj fitoi në transfertë më Gramozin, ku e mundi me rezultatin 2 me 1. Në këtë grup, duket se vendi i parë është blinduar nga Albpetroli, i cili tashmë duket i qetë në rrugën e tij për në kategorinë e parë.

Lufta në këtë grup është përqendruar për vendin e dytë, ku Tepelena dhe Bilisht Sport do të diskutojnë deri në find të kampionatit se cili prej tyre do të kalojë në play-off. Java e ardhshme do të jetë dhe përballja midis tyre, e cila do të vendosë për skuadrën që do të renditte në vendin e dytë.

Ku kanë mbetur dhe katër javë nga funsdi i kategorisë së dytë, tre skuadra në grupin B kanë lënë të hapur luftën për qëndrimin në kategorinë e dytë. Përmeti, Skrapari dhe Këlcyra ndahen me vetëm një pikë midis tyre. Do të jenë përballjet midis tyre që do të vendosin shumë për shpëtimin. Në javen e ardhshme, Përmeti do të ndeshet nga Skraparit në një ndeshje për jetë a vdekje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›