Egoistja Lamborghini, për njerëz me klas që duan ekstremin (FOTO/VIDEO)

Si keni ndërmend që të bëni për vehte femrat këtë verë? Lamborghini ka menduar për ju…Firma më e njohur për makinat e ‘çmendura’ ka zbuluar makinën e saj më të re të konceptuar ‘Egoista’, si pjesë e ditëlindjes së saj të 50-të.
Dizajni i Egoista, që do të thotë ‘egoiste’, në italisht, është frymëzuar nga një helikopter Apache dhe ka fibër karboni dhe kornizë alumini, tradicionalisht shihet në makinat e lehta të F1.
Dhe ashtu si makina F1, Egoista është bërë për një person të vetëm, dhe për të dalë jashtë, shoferët e makinave duhet të heqin timonin, ngrenë çatinë dhe ngjiten mbi trupin e makinës.
Egoista Lamborghini, është projektuar nga shefi i Dizajnit për Volkswagen Group, Walter De Silva, i frymëzuar nga një helikopter Apache. Në brendësi Egoista Lamborghini ka instrumente minimale. Një timon të lëvizshëm, mbi të është një ekrani i vogël, duke treguar vetëm informata të rëndësishme lëvizëse.
Makina u zbulua nga Presidenti Lamborghini dhe CEO Stephen WINKELMANN në Itali. Duke folur në ditën e fundit të Tour Giro Grande – Tour Lamborghini-së rreth Italisë për të festuar 50 vjetorin e saj, De Silva tha: “Kjo është një makinë e bërë për një person të vetëm, për të mundësuar ata që të kenë argëtim dhe të shprehin personalitetin e tyre në maksimum. ‘Ajo është projektuar thjesht për njerëz të sofistikuar që duan vetëm gjërat më ekstreme dhe të veçanta në botë. ‘Ajo përfaqëson një makinë pa kompromise”,- tha ai.
Egoista ka motorin 5.2-litra V10 me 592 kuaj fuqi frenave. Përveç kësaj, trupi është bërë nga një material antiradar i veçantë, dhe xhami është anti-llamburit me një klasifikim portokalli.
Egoista Lamborghini, për njerëz të sofistikuar që duan ekstremitet
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 16