E Diel, 1 Nëntor 2026

Vuçiç: Serbët e Kosovës të pranojnë të vërtetën, mos të thellojnë hendekun

vucicBeograd- “Hendeku midis autoriteteve në Beograd me përfaqësuesit e tij të Kosovës nuk është aq i thellë si më parë”,-ka thënë Aleksander Vuçiç.

Zëvëndes/kryeministri dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe citohet nga televizoni serb B92 të ketë thënë se ‘ende nuk e kemi të lehtë të pranojmë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit’,-tha Vuçiç për të përditshmen e Beogradit ‘Vecernje Novosti’.

“Unë besoj fuqishëm se do të merret nje vendim i përbashkët në ditët e ardhshme që do të përfitojnë të gjithë”,- tha Vucic.

Vuçiç zhvilloi të dielën një tjetër vizitë ne veri te Kosovës, ku dhe bisedoi me këshilltarë në katër komuna kryesisht të banuara me serbë. Ai theksoi se në të ardhmen të gjitha veprimet do të koordinohen me popullin serb duke shtuar se një takim tjeter do të oraganizohet së shpejti, po këtë javë.

Duke iu referuar takimit që pati në Kosovën e Veriut, Vuçiç shtoi se serbët e Kosovës kanë mbështetjen e plotë nga Serbia. ”Unë isha i vetëdijshëm se do u përballoja me një kritike politike, kam ardhur në derën e ketye njerëzve për t’i treguar se Serbia është me ta. Unë i thashë vetëm të vertetën, sado e dhimbshme mund të jetë e vërteta. Shumica e tyre tani e kuptojnë se nuk mund të ecim me të ardhmen kështu që unë jam i sigurtë se ne do të zbatojmë të gjitha vendimet së bashku”,- tha Vuçiç.

Vuçiç tha se vetëm ata, të cilët “patriotikisht” mbrojnë xhepat e tyre dhe nxisin fëmijët e pafajshëm kundër tij nuk duan të shohin gjendjen reale. Ai përsëriti se nuk ishte i kënaqur me marrëveshjen e Brukselit, por shprehu se tani është zgjidhja më e përsosur.

Ai theksoi se Serbia nuk ka dhe kurrë nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe serbët kurrë nuk do të jenë kosovar. Ai theksoi se fëmijët e origjinës serbe nuk do të bashkohen me programet shqiptare dhe as Ushtria Shqiptare nuk do të vërë këmbë në veri të Kosovës.

Flavia Furriku/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›