E Diel, 1 Nëntor 2026

Ejup, ktheji 1 milion euro

Ejup Qerimi mund të mos jetë gjatë në krye të Postë Telekomit te Kosovës, nëse nuk e zbaton vendimin e Bordit të Drejtorëve për kthimin e bonuseve të punëtoreve të “Valës” dhe Telekomit në vlerë prej rreth 1 milion euro.

Në fund të viti që lamë pas menaxhmenti i PTK-së ka ndarë rreth 1 milion euro bonuse për punëtoret e këtyre dy njësive, duke i disktriminhuar rreth 1000 punëtore të Postes.

Vendimi për bonuset i kishte revoltuar këta të fundit, ku me pas Komisioni i Ministrave për Ndërmarrje Publike anuloi bonuest [ët punëtoret, me ç’rast iu kërkua Bordit të Drejtorëve të zbatoj vendimin e Komisionit.

Bordi tashme ka anuluar vendimin për ndarjen e bonuseve, ku ka autorizuar kryeshefin ekzekutiv, Ejup Qerimin, për ekzekutimin (kthimin) e bonuseve, mirëpo ky i fundit ende nuk ka zbatuar vendimin e Bordit.

Ramadan Sejdiu, drejtor i Njësisë për Politika dhe Monitorim te Ndërmarrjeve Publike pranë MZHE-së kanë thëne për “Zëri” se me 4 janar 2013 ka kërkuar nga Bordi i Drejtorëve të njoftoj MZHE ne mbi formën dhe mënyrën e ekzekutimit të vendimit mbi kthimin e bonuseve, ndërsa, sipas tij Bordi e ka informuar me shkrim Ministrinë pas një javë se është ne monitorim te implementimit te vendimit mbi kthimin e bonuseve.

Sejdiu sqaron se nëse vjen deri të moszbatimi i vendimit të Bordit, atëherë ky i fundit ka përgjegjësi që te marr masa adekuate ndaj kryeshefit. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›