E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipet shqiptare, bilanc i hidhur kundër bullgarëve

Skuadrat shqiptare janë ndeshur 28 herë me ekipet bullgare, duke filluar nga ndeshja e parë me Spartak Plovdiv në edicionin 1963-1964 (Kupa e Kampioneve) dhe deri te ajo e fundit me CSKA e Sofjes në edicionin 2006-2007 (Kupa UEFA). Bilanci flet tërësisht për skuadrat bullgare, që kanë fituar 15 takime, kurse ekipet shqiptare vetëm 7 të tilla. 6 ndeshje janë mbyllur në barazim. Golaverazhi: 47-28 po për bullgarët.
LIGA E KAMPIONEVE
Ballafaqimi i parë kundër një ekipi bullgar i takoi Partizanit në Kupën e Kampioneve (sot Liga e Kampioneve) në edicionin 1963-1964. Të "Kuqtë" fituan takimin e parë 1-0 me Spartakun e Plovdivit dhe humbën 3-1 në Bullgari. Në sezonin 1971-1972 Partizani i humbi të dyja takimet me CSKA e Sofjes duke pësuar katër gola (3-0 në Sofje, 1-0 Tiranë). Edhe Tirana në edicionin 2005-2006 kur u përball në turin e dytë të Ligës së Kampioneve me CSKA e Sofjes i humbi të dyja takimet me të njëjtin rezultat: 2-0.
KUPA UEFA
Në Kupën e Kupave (1989-1990), Dinamo eliminoi Cernermorec Burgas. Humbi ndeshjen e parë 3-1, por fitoi atë të kthimit 4-0. Në Kupën UEFA (2006-2007), Dinamo pësoi dy humbje me CSKA e Sofjes (0-1 në Tiranë dhe 4-1 në Sofje).
KUPA BALLKANIKE
Shtatë ekipe shqiptare: Partizani, Dinamo, Tirana, Besa, Vllaznia, Teuta e Luftëtari janë përballur me pesë ekipe bullgare në Kupën Ballkanike (Levski, Cerne More, Stara Zagora, Tarnovo dhe Slavia), aktivitet që nisi në vitin 1961 por u ndërpre në vitin 1992. Bilanci gjatë 20 ndeshve është : 6 fitore, 7 barazime dhe 7 humbje.

Liga e Kampioneve
1963-1964
Partizani-Spartak Plovdiv 1-0, 1-3
1971-1972
CSKA Sofje-Partizani 3-0, 1-0
2005-2006 (Turi i dytë)
Tirana-CSKA Sofje 0-2, 0-2
Bilanci: 1 F, 0B, 5 H. Golat: 2-11

Kupa e Kupave
1989-1990
Cernemorec Burgas-Dinamo 3-1, 0-4
Bilanci: 1F, 0B, 1H. Golat: 4-4
Kupa UEFA
2006-2007
Dinamo-CSKA Sofje 0-1, 1-4
Bilanci: 0F, 0B, 2H. Golat: 1-5

Kupa Ballkanike
1961
Partizani-Levski 1-0, 0-4
1962
Levski-Dinamo 2-2, 0-0
1963
Dinamo-Levski 1-1, 1-1
1964
Tirana-Cerno More 0-0, 0-1
1966
Partizani-Cerno More 2-0, 1-3
1967
Vllaznia-Stara Zagora 4-0, 0-2
1971
Tarnovo-Besa 2-0, 1-2
1983, finale
Stara Zagora-Tirana 3-0, 1-3
1987
Luftëtari-Slavia 2-0, 1-4
1992
Stara Zagora-Teuta 1-1, 1-1
Bilanci: 6F, 7B, 7H . Golat: 21-27

Bilanci total: Ndeshje 28; 7 fitore, 6 barazime, 15 humbje, golat: 28-47

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›