Ferario Spasov: "Nuk mund të them se kush është favorit"

Ferario Spasov, trajneri i Liteksit në një deklaratë për uebsajtin zyrtar të klubit pranoi se njihte shumë pak Besën, përvec faktit që ishte fituese e Kupës së Shqipërisë dhe se eliminoi në turin e parë serbët e Bezanijës. "Nuk mund të them se kush është favorit ne apo kundërshtarët. Fakti që ata kaluan Bezanijnë do të thotë se janë një ekip i fortë".
Liteks merr pjesë në Kupën UEFA si finaliste e Kupës së Bullgarisë, të cilën e humbi me Levskin. Liteksi e përfundoi kampionatin bullgar në vendin e katërt. Përpara një jave në Superkupën e Bullgarisë Liteksi humbi 2-1 me Levskin pas 120 minutave lojë. Te Liteksi luajnë 14 futbollistë të huaj ku dallohen brazilianët Uelington dhe Beto. Gjatë merkatos së verës skuadra është përforcuar edhe me katër lojtarë të ardhur nga Franca. Sistemi i tyre i lojës është 4-4-2.