Ekipi drejtues i Bashës, Majlinda Bregu kryetare e grupit
Nga ana tjetër Lulzim Basha ka nisur takimet për të organizuar ekipin drejtues të Partisë Demokratike. Burime nga PD bëjnë të ditur se Basha ka ndërmend të surprizojë duke vendosur Majlinda Bregun si kryetare të grupit parlamentar, megjithatë nuk përjashtohet që kryetar grupi të bëhet edhe Arben Imami. Ky i fundit nëse nuk bëhet kryetar i grupit parlamentar do të jetë sekretar i përgjithshëm i PD-së. Ishte përfolur se do të ishte pikërisht Olldashi në krye të grupit parlamentar, por pas akuzave të rënda që ai bëri në drejtim të Bashë, shanset e tij tashmë janë zero. Ndërsa si sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare do të jetë Eduart Selami.
Analiza e humbjes në gusht
Analiza e humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit do të bëhet vetëm pas Lulzim Basha të ngrejë strukturat e reja drejtuese të selisë blu. Në këtë mënyrë analiza e humbjes do të mbahet në muajin gusht, dhe në këtë mënyrë për demokratët muaji i ardhshëm, do të jetë vërtet një muaj i nxehtë.