Pas akuzave, Olldashi bojkoton edhe mbledhjen e qeverisë
Një ditë pas akuzave për proces të deformuar në garën për kreun e Partisë Demokratike, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e djeshme të qeverisë. Për mungesën e Olldashit nuk u dha asnjë shpjegim zyrtar, ndërsa Berisha u mundua ta kalonte këtë moment duke bërë batuta me ministrat për zgjedhjen e Bashës në krye të PD.
Akuzat e Olldashit
Olldashi sulmoi ashpër procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, ku ishte garues përballë Lulzim Bashës. Madje ai zgjodhi që konferencën për shtyp ta mbante në Ministrinë e Transporteve, duke refuzuar selinë e Partisë Demokratike. Olldashi nuk uroi kundërshtarin për fitoren, ndërsa tha se procesi ishte i manipuluar.