E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipi i ANEB për të dytën herë në Teheran

Inspektorët bërthamorë të Kombeve të Bashkuara kanë mbërritur në Iran për bisedime rreth programit bërthamor të këtij vendi. Nuk është e qartë ende nëse inspektorët ndërkombëtarë do të lejohen të inspektojnë fabrikat bërthamore. Kjo është vizita e dytë e ekipit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) në më pak se një muaj, çfarë reflekton shqetësimet në rritje të komunitetit ndërkombëtar në lidhje me eksperimentet atomike të Teheranit.
Kreu i misionit të ANEB-it, Herman Nakerts, tha se ekipi i tij pesëanëtarësh shpreson të ketë “ditë të mira dhe konstruktive në Teheran, që do të çojnë në rezultate konkrete”.

“Prioritet i lartë natyrisht mbeten dimensionet e mundshme ushtarake të programit bërthamor të Iranit. Por, ne duam t`i trajtojmë të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe kjo është një punë shumë komplekse që mund të marrë kohë. Megjithatë, shpresojmë të jetë konstruktive”, ka thënë Nakerts.

Perëndimi dyshon se aktiviteti bërthamor i Iranit ka për qëllim krijimin e armëve bërthamore, andaj edhe ka ndërmarrë një sërë sanksionesh kundër Republikës Islamike, ndërkohë që kjo e fundit i hedh poshtë pretendimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›