E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekleston mirëpret rikthimin e Shumit

“Rikthimi i Shumit? Janë më tepër se zëra dhe do ishte fantastike po të ishte e vërtetë”, deklaroi Ekleston. Sipas zërave që qarkullojnë ditët e fundit, flitet për një kalim të 7-herë kampionit të botës tek Mercedes GP, skuderia më e re, e cila tashmë ka firmosur me Niko Rosberg dhe dëshiron të krijojë një dyshe gjermane.

Në garë për të zënë njëvendëshen tjetër gjermane është edhe Nik Heidfeld, por Ekleston shton: “Duhet të zgjedhin Majkëllin, pa dyshim. Megjithatë, nuk e di nëse është i sigurt rikthimi dhe shpresoj që të mos jenë thjesht zëra”.

Ndërkohë, është firmosur marrëveshja me pistën e Silverstonit, sipas të cilës aty do të zhvillohen gara edhe gjatë 17 sezoneve të ardhshme. Në këtë mënyrë, shuhen përfundimisht shpresat e Doningtonit, që, pas hezitimit fillestar të pistës legjendare, kishte paraqitur kandidaturën për ta zëvendësuar.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›