E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, bie nga kati i 5-të një studente nga Bulqiza

Fatmirësisht, 21-vjeçarja nga Bulqiza ka mundur të mbijetojë, por ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se pas ngjarjes e reja është dërguar në spitalin e Durrësit, por pak minuta më vonë është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Studentja e degës së Menaxhim-Turizmit jetonte me qera në pallatin 8 katesh së bashku me tre shoqe të saj. Ende nuk dihen motivet nëse vajza ka rënë aksidentalisht apo me qëllim.

Policia ka nisur hetimet, duke u orientuar në dy drejtim, atë të një tentative vetvrasjeje apo të një aksidenti. Për këtë arsye, organet e hetimit kanë marrë në pyetje shoqet e studentes për të dhënë sqarime për ngjarjen.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›