E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria nis shembjen e pallateve të “mafies”

Ky inspektorat pretendon se pallati është ndërtuar mbi pronë publike, përkatësisht në një rrugë. Për këtë arsye, fadromat kanë nisur punën për të shembur një pjesë të pallatit, i cili ndodhet pranë Hotel Tirana.

Pallati 12-katesh ende nuk është përfunduar, ndërkohë që do të bëhet hotel. Me vendimin e Inspektoratit të Ndërtimit do të shmbet tre kate të këtij pallate, ndërkohë që pjesa tjetër e ndërtesës nuk do të prishet. Pallati mësohet se është në pronësi të kunatit të deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza.

Menjëherë pas nisjes së aksionit për shembjen e ndërtesës, në vendin e ngjarjes kanë  mbërritur deputetë dhe zyrtarë të Partisë Socialiste. Kryeministri Sali Berisha, ka hedhur akuza ditët e fundit ndaj disa deputetëve të Partisë Socialiste, duke përmendur  me emra konktret, sipas të cilit kanë përfituar në mënyrë të pa ligjshme prona në Tiranë, të ndihmuar nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›