Eklipsi i hënës, retë pengojnë pamjet spektakolare

Retë që mbulonin qiellin e Tiranës, u bënë pengesë për një vëzhgim të qartë të pamjes spektakolare të eklipsit të hënës. Eklipsi që vëzhgohet nga i gjithë rruzulli tokësor filloi rreth orës 21.00 dhe zgjati një orë e 40 minuta, ç`ka e bën atë eklipsin më të gjatë të 11 viteve të fundit.
Pamjet që vëzhgohen nga ky fenomen spektakolar i natyrës, na shfaqin një hënë që ngjyroset në të kuqe, por me ngjyrë të zbehtë. Ky ndriçim paraqitet nga thyerja e rrezeve të diellit në atmosferën tokësore ndërsa eklipsi i hënës shihet nga e tërë hemisfera e tokës. Eklipsi i hënës është një fenomen që ndodh çdo vit. Në momentin që hëna, së bashku me tokën dhe diellin janë në vijë të drejtë, ndodh ky fenomen. Hija e tokës që ka një perimetër më të madh se i hënës, bie mbi hënë dhe dhe pengon rrezet e diellit.