E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomi: Është normale të kemi frikë nga statistikat që do zbulohen në shtator

milva-ikonomiMilva Ekonomi, ish- drejtoreshë e Institutit të Statistikave, duke folur në një intervistë për Shqip, thotë se është normale të ekzistojë frika nga statistikat që do zbulohen në shtator.

Të dhënat elementare nuk janë lejuar të përdoren në këto vite, rezultatet e dala kanë qenë disi të ndryshme nga kërkimet e pavarura dhe shpesh ka pasur mospërputhje mes tyre. Kjo situatë në mënyrë të natyrshme të bën të kesh frikë për vërtetësinë e të dhënave. Disa seri kohore të dhënash me kalimin e kohës do të vetësistemohen, por në këtë moment kur duhet për të ndërtuar politika të reja, ato nuk janë aty.

Shtatorit nuk mund ti japim përgjegjësinë e të vërtetave statistikore, por shtatorit duhet ti japim përgjegjësinë e peer-review të prodhimit statistikor, thotë Ekonomi.

Sipas saj, koha e gjatë e publikimit të të dhënave për Prodhimin e Brendshëm Bruto është një problem.

Ekonomi thekson se në vend ka ekspertë, akademikë, biznese shërbimesh që do e ulnin kohën e prodhimit të këtyre të dhënave.

Po ashtu, Ekonomi thotë se teknologjitë e reja që përdoren kudo në botë mund të sjellin revolucion të dhënash./ep

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›