E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenton qëllimisht policin pse i vuri gjobë për tejkalim shpejtësie

policia_rrrugoreNjë inspektor i qarkullimit rrugor është aksidentuar në Durrës pasi i vendosi gjobë një mjeti.

Arben Luci është dërguar për në spital pasi mjeti tip Benz, i drejtuar nga Ledion Kadilli, e përplasi atë vetëm pse mori gjobë për tejkalim shpejtësia.

Autori i krimit është larguar në drejtim të Shijakut.

Policia është vënë në ndjekje të tij, ndërsa ka ndaluar vëllain e tij.

Inspektori ka marrë plagë në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›