Ballkani | 19.08.2010

Disa organizata të diasporës maqedonase, politikanë dhe profesorë universitarë në vazhdimësi po bëjnë thirrje për ndërprerjen e negociatave midis Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. Kryetari i diasporës së bashkuar maqedonase për SHBA-në dhe Kanadanë, Metodija Kollovski thotë se në parim diaspora mbështet angazhimet e qeverisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Diaspora është kundër zhvillimit të bisedimeve për ndërrimin e emrit të Maqedonisë, andaj ne kërkojmë që urgjentisht të ndërpriten bisedimet me Greqinë për emrin, thotë Kollovski.
Kompromis apo kapitullim?
Një ndër ata që kërkojnë ndërprerjen e bisedimeve është edhe ish ministri i jashtëm i Maqedonisë, Sllobodan Çashule.Bisedimet për çështjen e emrit janë rezultat i politikës çorientuese dhe zënkave brenda politikës maqedonase. Greqia këtë situatë e ka shfrytëzuar dhe ka imponuar negociatat për ndërimin e emrit, thotë Sllobodan Çashule.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski dhe ai grek Jorgos Papandreou
Profesori universitar Lubomir Cucullovski, thotë se politikanët maqedonas kanë bërë gabim të papërmirësueshëm që kanë pranuar të bisedojnë për ndërrimin e emrit. Nëse dikush mendon se kompromis do të thotë ndërrimi i emrit është në gabim të madh, kjo nuk ka të bëjë asgjë me kompromisin, në fakt me këtë nënkuptohet kapitullim, thotë Cucullovski.
Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski thotë se qeveria nuk ka ndërmend t`i ndërpresë negociatat. Unë nuk do të thoja se do të marrim një vendim për ndërprerjen e negociatave për çështjen e emrit, por në këto bisedime do të jemi shumë të kujdesshëm që të mos i dëmtojmë interesat shtetërore dhe kombëtare të Maqedonisë, vlerëson Gruevski.
Shqiptarët pro bisedimeve
Propozimet për ndërprerjen e bisedimeve me Greqinë për çështjen e emrit që vijnë nga disa qarqe të caktuara maqedonase kundërshtohen nga shqiptarët. Nuk posedojmë informata nëse qëndron apo jo dikush pas shoqatave të diasporës Maqedonase. Vlerësoj se interesimi i Maqedonisë është që të jetë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, pasi për Maqedoninë alternativë tjetër nuk ka, vlerëson Rafis Haliti funksionar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, parti që bën pjesë në koalicionin qeveritar.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Metju Nimic, mediatori i KB
Analisiti politik Mahi Nesimi vlerëson se pas qëndrimeve të propoziomeve të diasporës maqedonase mund të qëndrojë struktura shtetërore. Sipas tij ndërpreja e bisedimeve për çështjen e emrit për politikën Maqedonase do të ishte një hap vdekjeprurës. Është një gjë jashtëzakonisht e dëmshme, vdekjeprurëse për Maqedoninë sepse ndërpreja eventuale e bisedimeve me Greqinë do të thotë hyrje e Maqedonisë në një reeth nga i cili nuk dihet se kur mund të dilet dhe si mund të dilet, shprehet Mahi Nesimi.
Autor: Fatos Musliu
Redaktoi: Aida Cama