Ekonomia Boterore si ndikohet nga SHBA
Pavaresisht se Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane shkaktar i nje krize e konsideruar tashme globale, sistemi ne teresi atje eshte ne nje pozicion me te mire se shumica e vendeve te Evropes Perendimore. Shume analiste mendojne se, situata do te jete problematike ne Evropen Perendimore. Ndoshta Britania nuk do te jete dhe aq keq, por Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Portugalia dhe i gjithe komuniteti evropian ndodhet tani ne veshtiresi. Dhe ndoshta njerezit nuk po e vene kete re tani. Nese ka ngadalesim ne Shtetet e Bashkuara, ate do ta ndjejne gjithashtu vendet ne zhvillim, vecanerisht partneri me i madh tregtar i Shteteve te Bashkuara, Kina. India nga ana tjeter, do te perfitonte, sipas analisteve amerikane, nese kompanite amerikane eksportojne me teper vende pune, si reagim ndaj ngadalesimit ekonomik ne vend. Funksionaret e BE ne takimin e fundit ne Davos kane deklaruar se kriza aktuale ne SHBA do te pengoje rritjen e ekonomise evropiane, por funksionaret amerikane, duke u perpjekur t