E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia shqiptare ne fokus

Shqiperia nuk pritet te kete impakte negative nga kriza amerikane. Ndervaresimi i ekonomise sone nga importet dhe eksportet e mallrave dhe te kapitaleve eshte akoma ne nivel, qe nuk e shumefishon impaktin negativ. Ndersa shanset e reja te ekonomise shqiptare vine pikerisht nga kerkesa ne rritje e ekonomise globale. Ritmet e larta te rritjes me 10% te Kines, me 8% te Indise, ritmet e larta te rritjes se Rusise, Brazilit dhe disa vendeve ne zhvillim, perfshirja ne rritjen e larte e nje popullsie qe eshte rreth 50% e popullsise boterore, e ka rritur kerkesen globale, duke filluar nga energjia, karburantet, mineralet dhe shume produkte te tjera.
Cmimet e larta kane rivleresuar ne rritje interesin per pasurite tona, duke ndihmuar te fusin ne qarkullim ekonomik disa nga pasurite tona natyrore. Kjo materializohet nga ritmet e larta te rritjes se eksportit te ketyre pasurive. Krijimi i klases se mesme ne vendet si Kina, India dhe vende te tjera, tenton te rrise edhe fluksin e turisteve drejt Evropes. Vendi yne gjithnje e me shume po behet pjese e korridoreve turistike rajonale dhe evropiane.
Nga ana tjeter i dobet, apo nje monedhe e dobet lehteson eksportet e ketyre vendeve, qofte edhe perkohesisht. Perfitimin duhet ta ndjejne importuesit shqiptare nga tregjet amerikane, duhet ta ndjejne turistet, apo investitoret ne blerje biznesi apo pasuri te patundshme. Perfitim mund te kete edhe qeveria per borxhet e saj ne dollare, qe ka mundesi shlyerje me nje kosto me te ulet, ndersa Banka Qendrore mund te kete humbje nga rivleresimi ne ulje i rezerves valutore ne dollare.
Nje risk jo te vogel kane ndjere edhe qytetaret qe kane pasur kursimet e tyre dhe depozitat ne dollare, dhe qe nuk duhen perfshire ne panikun per t'i shitur, aq me pak ne pikun e coroditjes se tregjeve nderkombetare".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›