Thaçi: Zgjedhjet, një mrekulli
Ne konferencën e fundit për vitin 2010 kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u shfaq mjaft optimist per te arriturat e Kosovës gjate këtij viti. Madje ai nuk ka nguruar te dale kundër dy personaliteteve te tjera brenda partisë Demokratike, Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limaj te cilët i kane pranuar parregullsitë ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Per kryeministrin Thaçi ato ishin zgjedhjet me te mira ne historinë e Kosovës. Lidhur me raportin e Dick Martit kryeministri ne largim ritheksoi se ai draft nuk ka asnjë fakt dhe te gjitha akuzat janë shqyrtuar tre here nga Unmik, Tribunali i Hages si dhe nga misioni ligjvënës i BE-se Eulex. I pyetur se çfarë do te donte te kishte përmbushur me mire gjate vitit 2010, kryeministri i Kosovës nuk arriti te gjente asnjë dobësi ne qeverinë e tij, por përkundrazi tek rivali politik Isa Mustafa, i cili udhëheq edhe komunën e Prishtinës. Kryeministri Hashim Thaçi tha se prioritet kryesor për vitin 2011 do te jete përmbyllja e procesit te rivotimit ne Kosove, si dhe formimi i qeverise se ardhshme, e cila sipas Thaçit do te jete nje qeveri e qendrës se djathte.
Shpërndaje