Rikthehen radhët në kufi

Pas festimit te vitit te ri mijera emigrante jane drejtuar per ne Greqi ku jetojnë e punojnë prej vitesh. Por si çdo feste tjeter ata jane përballur serish me radhe te gjata ne pikat kufitare. Ne Kapshticë mesohet se problemet jane krijuar kryesisht per shkak te reduktimit te sporteleve nga pala greke. Dogana e shtetit fqinj ka punuar deri ne dreke vetëm me dy sportele. Pas takimit te autoriteteve shqiptare me ato greke, dogana e Kapshticës ka shtuar edhe nje sportel, por pa zgjidhur problemin e radheve te gjata. Gjate 24 oreve te fundit nga kjo pike kufitare kane dale 4200 persona. Probleme raportohen edhe nga pika kufitare e Kakavijës ne Gjirokastër. Dogana shqiptare ka vene ne dispozicion pese sportele ndërsa pala greke vetëm dy te tille.
Shpërndaje