E Diel, 1 Nëntor 2026

Mësuesit me kontratë, ja si shpërndahen 704 vende pune sipas qyteteve

Fshesa në arsim ka përfshirë 1 307 mësues në të gjitha qytetet e vendit, duke lënë në punë vetëm 704 mësues me kontratë për periudhën kohore janar-qershor të vitit 2010

Qeveria ka zbardhur gjatë ditës së djeshme vendimin sipas të cilit përcaktoheshin vendet e punës për mësuesit me kontratë në të gjithë vendin. Sipas këtij vendimi, mbesin në punë me kontratë vetëm 704 mësues që janë ndarë në rrethe sipas tabelës bashkangjitur. Ky numër do të jetë i vlefshëm vetëm për pjesën e parë të këtij viti, pra periudhën janar-qershor. Efektet financiare në buxhetin e shtetit për 704 punonjës të arsimit me kontratë do të jenë 290 460 465 lekë. Por vendimi për heqjen e 1 307 mësuesve me kontratë në të gjithë vendin nuk është i vetmi. Vetëm disa ditë më parë, Ministria e Arsimit ka nxjerrë udhëzimin e ri, sipas të cilit do të ketë një ristrukturim të gjithë sistemit arsimor parauniversitar sipas orëve të mësimit që vijnë në rritje. Duke shtuar orët e mësimit, pritet që të ketë një lëvizje të re në të gjithë klasat, duke shkurtuar shumë vende të reja pune. Rritja e orëve të mësimit bazohet në strategjinë e re të arsimit, sipas të cilës do të ketë një rritje të ndjeshme të orëve të mësimdhënies edhe në vitet në vazhdim.

***

Vendimi për largimin nga puna të arsimtarëve që punojnë me kontratë të përkohshme do të prekë 1 307 arsimtarë të sistemit parauniversitar. Kjo masë ka rënë në kundërshtim me sindikatat e arsimit, pasi sipas tyre, këta mësues po e humbasin vendin e punës vetëm për shkak të bindjeve politike të drejtuesve të shkollave. Nga ana tjetër, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, e ka justifikuar vendimin për largim nga puna të këtyre mësuesve me faktin se në shumë shkolla janë evidentuar një numër i lartë nëndrejtorësh dhe shumë mësues në shkolla me kapacitet të ulët nxënësish. Do të jenë mijëra arsimtarë, të cilët do ta humbasin vendin e punës, për shkak se kontrata e tyre ka qenë e përkohshme dhe nuk është bërë rinovimi i saj për këtë vit. Ka qenë një vendim i qeverisë të disa ditëve më parë, sipas të cilit, numri i mësimdhënësve që punojnë me kontratë të përkohshme në institucionet arsimore parauniversitare, do të ulet nga muaji shkurt deri në qershor të këtij viti.

***

Kështu, duke iu referuar numrit të mësimdhënësve që aktualisht punojnë me kontratë të përkohshme, sipas këtij vendimi do të shkurtohen 1 mijë e 307 punonjës që punojnë me një kontratë të tillë në sistemin arsimor parauniversitar. Gjatë muajve shkurt-qershor të këtij viti, ky numër do të reduktohet në 704 punonjës mësimorë me kontratë të përkohshme. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave disa ditë më parë, pas propozimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për reduktimin e numrit të këtyre punonjësve. Përkatësisht, Këshilli i Ministrave vendosi gjatë kësaj mbledhjeje që numri i punonjësve mësimorë me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar të vitit shkollor 2009-2010 për muajin janar të jetë 2 mijë e 11 veta. Ndërsa për periudhën 1 shkurt deri 30 qershor, numri i punonjësve arsimorë të sistemit parauniversitar të reduktohet në 704 punonjës.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, sipas Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zonave Arsimore, si dhe afati kohor i kontraktimit të punonjësve jepen sipas tabelës së bashkëngjitur.

Nr

Drejtoria arsimore rajonale/

zyra arsimore

Punonjës me kontratë të përkohshme janar 2010

Punonjës me kontratë të përkohshme janar-qershor 2010

1

Berat

65

10

2

Bulqizë

20

6

3

Delvinë

2

0

4

Devoll

2

5

5

Dibër

51

19

6

Durrës

180

70

7

Elbasan

180

70

8

Fier

150

70

9

Gramsh

29

10

10

Gjirokastër

2

0

11

Has

57

10

12

Kavajë

0

5

13

Kolonjë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›