Ekonomia e BE-së rritet për 1 për qind

Bruksel, 15 gusht – Bruto produkti vendor (GDP) i BE-së është rritur për 1 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2010, ka njoftuar Zyra e Statistikave e BE-së, Eurostat.
Siç thuhet në njoftim, GDP-ja e BE-së nga prilli deri në qershor të këtij viti ishte 1.7 % më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë.
Në tremujorin e parë të këtij viti, rritja e GDP-së në eurozonë dhe në 27 vendet anëtare të BE-së ishte 0.2 %.
Rritja e ekonomisë evropiane i atribuohet rritjes së GDP-së së Gjermanisë, e cila në tremujorin e dytë të këtij viti ishte 2.2 %, që është rezultati më i lartë për një tremujor nga viti 1987.
Eurostat ka njoftuar se në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas të dhënave për 18 nga 27 vendet anëtare të BE-së, rënie të GDP-së ka shënuar vetëm Greqia, dhe atë prej 1.5 %.