E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia e Berishës: 12 mijë lavazhe, 1400 OJF, 70 mijë shitës tezgash, 130 universitete, 120 parti politike dhe 2000 motele

Nga Kledian Lula

Që prej dhjetorit të vitit 1990, kur SALI SPIUNIT i veshën pardesynë e bardhë shefat e tij të Sigurimit të Shtetit dhe e desantuan me mision special në lëvizjen studentore, po vazhdojmë të dëgjojmë ulërimat, premtimet, mashtrimet dhe betimet e fjalës së nderit të Saliut, për futjen sa më shpejt në BE. Kanë kaluar 20 vjet, që Shqipëria vjen rrotull BE, por nuk ia hapin portën. Ndërsa Saliu vazhdon e ulërin rrugëve, shesheve e ugarëve të qyteteve me premtim-mashtrime e fjalë nderi, se Shqipëria do të futet në BE pas 8 Majit. Që shqiptarëve u është argasur lëkura me (stër)premtimet e dala boje të Saliut, kjo dihet. Ashte siç dihet, që Shqipëria nuk pranohet as për 1000 vjet në BE, për aq kohë sa të ketë në krye këtë pushtet bandë mafioze, të drejtuar nga kryeministër mashtrues, hajdut dhe vrasës, nga ministra të qelbur në korrupsion, nga deputetë që miratojnë ligje anti-shqiptare e në shërbim të mafies zyrtare, duke e kthyer Shqipërinë në gërmadhë shoqërore, sociale, ekonomike e ligjore.

Ekonomia kombëtare ZERO, pasuritë e familje-qeverisë SALI në miliarda

Ekonomia kombëtare ne standarde europiane është kushti kryesor për pranimin e Shqipërisë në BE, mbasi futja në BE nuk arrihet me shifra e fjalime për jetë luksi dhe rritje ekonomike 2-3 shifrore, që recitohen nga 100 herë në ditë nëpër tribunat SALI. Për të shkuar atje ku jemi që 20 vjet më parë prej pushtetit SALI, duhet ekonomi stabile, me tregues si në vendet e BE. Edhe pse kryeministri SALI e ka kthyer Shqipërinë në vend me ekonomi të asfiksuar deri tek importi i gjizës, salcës e kripës së gjellës, vazhdon të bëjë deklarata komike për rritje ekonomike rekord në botë. Duke mos dëgjuar as SALI PARAJSËN dhe e as INSTAT-in SALI, por duke iu referuar realitetit të ekonomisë kombëtare, duhet thënë se Shqipëria është vend me ekonomi ZERO. Që prej vitit 2005, kur Shqipërinë e komandon pushteti SALI, ekonomia ka shkuar në dysheme, madje aq ulët, sa treguesit ekonomikë që kemi ne, nuk merren as pikë starti për vendet e pa zhvilluara. SALIU thotë, që eksportet janë rritur me 60%, kur në fakt ne kemi vetëm 8.1% eksporte dhe këto, janë prodhime tekstile që vijnë andej si lëndë e parë gjysëm e gatshme, prodhohen këtu me krahë pune skllevërish dhe eksportohen përsëri. I vetmi eksport që është rritur në Shqipëri, janë miliardat e eurove dhe dollarëve të vjedhur prej ministrave e familjes qeveritare SALI, të cilat i eksportojnë në bankat e botës. SALIU thotë, që janë ulur importet me 70%, por në fakt Shqipëria importon 92% të produkteve ushqimore dhe 97% të lëndëve të para deri tek gozhda, sepse në Shqipëri në vend të produkteve prodhohen vetëm premtime, mashtrime e demagogji të llojit SALI. I vetmi import që është ulur është mos ardhja e investitorëve të huaj, për shkak të frikës nga korrupsioni, nga gjobat e bandave, nga rrëmbimet e biznesmenëve, nga ryshfetet e ministrave, nga zjarri dhe tritoli i pushtetit SALI. Shqipëria është renditur aktualisht, në vendet europiane që nuk ka asnjë lloj industrie, përveç disa manifakturave, si ato të të viteve 1920, disa furra çeliku, punishte sallami, bulmeti, pijesh e buke, të cilat vetëm punëtorët kanë prodhim vendi. Aktualisht, i vetmi aktivitet janë 15 kompani prodhimi jo jetike dhe shitje-blerjesh. Janë edhe 12 mijë lavazhe makinash, 1400 OJF, 70 mijë shitës tezgash, 130 universitete, 120 parti politike dhe 2000 motele. Kjo është ekonomia europiane e siguruar prej pushtetit SALI, me të cilën SALIU kërkon ta çoj Shqipërinë drejt BE. Përballë kësaj ekonomie ZERO, qëndron ekonomia e fuqishme e familjes SALI, e ministrave të pushtetit dhe e klaneve mafioze financiare të këtij pushteti kusarësh e vrasësish, të cilët kanë siguruar pasuri kolosale në llogari bankare e prona të patundshme.

Fakti: 1 milion të papunë, 1 milion emigrantë, 1 milion paga lëmoshë

Mungesa totale e ekonomisë kombëtare, ka krijuar një shkretëtirë të plotë social-ekonomike në Shqipëri. Edhe pse demagogu SALI, po lodhet të paraqes mjerimin si jetë luksi, realiteti që po provojnë shqiptarët në tavolinat e bukës, dëshmon për varfëri ekstreme, deri tek mungesa e sapunit për të larë kokën! Pushteti SALI, nuk mund ta fus dot Shqipërinë në BE, mbasi shoqërinë shqiptare e ka ndarë në tre pjesë të shkatërruara sociale:

1. Ka krijuar 1 milion të pa punë. Në këtë shifër alarmante që kap 30% të popullsisë, afro 50% janë të rinj të moshës 18-30 vjeç, ndërkohë që 35% janë të moshës 30-50% dhe pjesa tjetër, janë të papunë mbi këtë moshë, në pritje të një pune deri në moshën 60-65 vjeç, kur ua ka caktuar pensionin pushteti SALI.

2. Pushteti SALI me politikat e tij denigruese, ka larguar nga Shqipëria afro 1 milion banorë, të cilët punojnë si emigrantë, për shkak të mungesës së punës e mbijetesës ekonomike në Shqipëri. Sipas të dhënave të zyrës së emigracionit, 550 mijë janë forcë aktive për pune, 280 mijë janë forcë e pritshme për punë 16-18 vjeç, ndërsa pjesa tjetër janë fëmijë e të moshuar, të cilët nuk kthehen dot në Shqipëri, sepse nuk sigurojnë dot bukën e gojës dhe të ardhmen integruese të fëmijëve.

3. Edhe pse SALIU del e ulërinë mëngjes, drekë e darkë për dyfishim pagash e pensionesh, Shqipëria ka paga lëmoshë, të barabarta me 18% të sigurimit shëndetësor të punonjësve të vendeve të BE. Me pensionin minimal, mund të ushqehesh minimalisht vetëm 6 ditë në muaj. Me pensionin mesatar, mund të ushqehesh minimalisht vetëm 10 ditë. Me pensionin e lartë, mund të ushqehesh minimailsht vetëm 15 ditë. Po ditët e tjera? Me shifrat dhe fjalimet e SALIUT!

Pushteti SALI i ka kthyer rekomandimet e BE në letër higjienike

BE, nisur nga realiteti ekonomik e politikë asfiksues që krijoji pushteti SALI, nuk e miratoi Platformën SALI për Statusin e Shqipërisë si vend kandidat për anëtarësim në BE. Ky institucion edhe pse ia la detyra e afate konkrete, në shtator 2011 i hodhi në prehër kryeministrit SALI një listë të madhe vërejtjesh të ashpra, për dobësitë në bllokimin ekonomik të vendit, për sulmet ndaj pushteteve e institucioneve, për futjen e hundës në pavarësinë e institucioneve që luftojnë krimin, për bllokimin e strukturimit të ligjvënies, për shkeljen deri kriminale të të drejtave të njeriut në gjithë sferën shoqërore, si fjala e lirë, liria dhe pavarësia e mediave. BE i tha pushtet-krimit SALI, se pushteti i tij është tutor përfitues prej doganave. Se nuk ka përfillur bashkëpunimin me faktorët socialë e shoqëror në vend. Se ka kthyer burgjet në qendra vuajtjesh fizike e jo dënimi. Se ka kryer privatizime të sektorëve strategjikë, me klientelizëm e abuzime të rënda ligjore deh financiare. Se ka shkatërruar sistemin bankar. Se ka bllokuar kthimin dhe kompensimin i pronave, drejtësinë, reformat në arsim e shëndetësi, duke i kthyer ato në moçale korrupsioni. Po përmendim disa nga rekomandimet e BE, të cilat pushteti SALI jo vetëm nuk i plotësuar, por i ka kthyer në letër higjienike, me pasoja të rënda për shqiptarët dhe integrimin e vendit në BE.

1. Me gjithë super propagandën e qeverisë për luftë kundër korrupsionit, rezulton se qysh prej ardhjes në pushtet në vitin 2005, qeveria dhe institucionet e tjera publike, kanë probleme serioze me korrupsionin.

2. Doganat shqiptare, BE i konsideron si struktura të paqëndrueshme e qendra korrupsioni, të cilat pavarësisht ristrukturimeve ligjore, kanë si tregues kontrabandën e trafiqet, të cilat në shumë raste kontrollohen nga zyrtarë të lartë të qeverisë.

3. Ka korrup

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›