Dhunohen zyrat e PS-së në Korçë
Partia Socialiste e Korçës ka rënë sërish pre e sulmeve. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamat e dy zyrave të PS-së në lagjen Radanec. Përveç thyerjes së xhamave të zyrave, këta persona kanë grisur edhe posterat e kandidatit të opozitës për bashkinë e Korçës, Niko Peleshi.
Ky incident është i dihati që ndodh në Korçë, pasi vetëm dy ditë më parë u rrahën dy simpatizëntë të PS-së, ndërsa ditë më parë u sulmua me gurë dhe makina e deputetit të opozitës, Ben Blushi.