Zonja e Parë e Sirisë: Një rreze drite në një vend të zhytur në errësirë?!
Kështu e nis shkrimin e saj një gazetë franceze, Paris Match, duke iu referuar Zonjës së Parë në Siri. Tek ajo kishte shumë shpresa. Gruaja e bukur e presidentit Asad, Asma, 35 vjeç, quhet ndryshe edhe Diana e Orientit apo Trëndafili i Shkretëtirës. Nuk i pëlqen të mbajë shami në kokë dhe mban rroba të shkurtra. Por imazhi i saj modern tani është kaput. Tanket e qeverisë kanë hyrë në qytetin e Deras dhe po qëllojnë mbi njerëz të paarmatosur. Flitet për mbi 400 të vrarë.
Nismat e saj kishin bërë shumë gra të merrnin guxim e të ecnin përpara. Shumë reforma që janë bërë në Siri thonë se e kanë origjinën nga gruaja, që u martua me të birin e ish- presidentit sirian të linjës së ashpër. Ata u takuan në Londër para se të martoheshin në vitin 2000. Ajo kishte prindër sirianë, nënën diplomate dhe babanë kardiolog, por nuk kishte jetuar në Siri, por në Britaninë e Madhe. Vetëm para pak kohësh ajo deklaroi në një intervistë për revistën Vogue se të gjithë duhet të kenë guxim e të marrin përgjegjësi për të çuar vendin përpara. Tani është zhdukur nga sytë e opinionit publik. Ata që kishin shpresa se ajo do zbuste të shoqin, pyesin: ku je tani Asma?





