Ekonomia e Gjermanise rritet me shpejt sesa parashikohej

Gjermania thote se ekonomia e saj me e fuqishmja ne Evrope po rritet me shpejt sesa parashikohej.
Me shpenzimet e shumta te konsumatoreve Gjermania tha sot se pret qe ekonomia e saj te rritet me 2.6 per qind kete vit ndryshe nga 2.3 perqind qe ishte parashikuar. Gjithashtu pritet qe deri vitin e ardhshem nje numer rekord gjermanesh do te kene pune dhe se familjet do te kene me shume te ardhura kete vit dhe vitin tjeter.
Nje ekonomist i bankes gjermane tha se Gjermania tani mund te gezoje nje dekade e arte te rritjes ekonomike. Ministri i Ekonomise Rainer Bruederle tha se rritja e konsumit privat ne Gjermani eshte me e larte se ne dekadat e fundit.
Por kjo rritje e fuqishme ekonomike e Gjermanise dallon te dukshem me ekonomite e dy vendeve te tjera evropiane Greqise dhe Portugalise te mbytura ne borxhe.
Rritja e normave te interesit ndaj borxheve greke dhe portugeze shtoi ne nivel rekord friken e investitoreve se ketyre dy vendeve mund tu duhet te ristrukturojne borxhet e tyre ose te falimentojne. Disa analiste thone se investitoret mund te humbasin 50 deri 70 per qind te parave qe kane investuar nese Greqia rifinancon borxhin e saj.
Dallimi ne mes te Gjermanise dhe vendeve evropiane qe perballen me shqetesimet ne rritje te borxhit eshte ne qender te debatit ne Evrope lidhur me shumen qe vendet me ekonomi me te forte do te ndihmoje vendet fqinje te dalin nga gjendja e rende ekonomike. Greqia dhe Irlanda me medyshje pranuan ndihmen financiare nderkombetare vitin e kaluar dhe tani Portugalia eshte duke kerkuar te njejten ndihme.