E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje proteze e re bionike per krahun

Jeta e dhjetera mijera njerezve - burra gra e femije - ndryshon pergjithmone kur ata humbasin duart apo kembet ne shperthimet e minave tokesore sulme me bomba apo aksidente. Ne dekaden e kaluar gjithnje e me shume pajisje motorrike proteze kane ndihmuar keta njerez te rifitojne disa nga funksionet e gjymtyreve te humbura. Shkencetaret tani jane duke zhvilluar nje lloj krahu proteze  qe mundeson nje pacient te rifitoje ndjesine e prekjes.
text
Ushtaret amerikan te cilet kane humbur gjymtyre ne lufterat ne Afganistan dhe Irak shpesh perfundojne ne Spitalin Walter Reed ne Uashington per rehabilitim dhe per tu pajisur me proteza.
Dr Todd Kuiken punon me keta paciente dhe te tjere per te provuar nje krah bionik qe ai i zhvilluar.

Ketu Dr Kuiken shpjegon punen e tij me ndihmen e veteranit te luftes ne Irak Glen Lehman. Puna e Dr Kuiken eshte perqendruar ne zhvillimin e nje krahu artificial qe mund ti pergjigjet komandave te  trurit.
Ajo qe ne bejme eshte perdorimi i fijeve nervore qe kane mbetur ende. Megjithese krahu ka humbur
 
Dr Kuiken shpjegon se fijet nervore nga krahu i prere lidhen me muskujt e mbetur  ne gjoks dhe ne krah. Fijet nervore qe kontrollojne  hapjen dhe  mbylljen e dores jane bashkangjitur ne vende te ndryshme.

Tani Glen mendon te perthyej krahun dhe fijet  nervore e ndihmojne ate te levize brylin.

Ne kete rast elektrodat e  vendosura ne muskuj veprojne si antena. Kur truri dergon nje impuls elektrik nervor elektroda i merr sinjalet dhe ia dergon protezes e cila aktivizohet.  Me krahun e tij te ri Lehman mund te mbaje nje tabaka ose te hape nje dere frigoriferi pothuajse pa menduar.

Kjo ka bere qe une te rifitoj aftesine levizese te krahut. Sepse te mos jesh ne gjendje te kryesh as veprimet me te thjeshta ose ti kryesh ato me nje dore eshte shume e veshtire.

Mjeket jane ne gjendje tani qe pjese te fijeve nervore te duarve dhe gishtave ti transferojne tek muskujt e krahut dhe ne kete menyre pacienti me proteze mund te rifitoje ndjesine e prekjes.

Nese ju prekni lekuren pacienti ndjen sikur ju po prekni doren e tij te humbur.

Dr Kuiken thote teknologjia prosthetike ndodhet ne fazen kur pritet te shihet nje numer ne rritje i gjymtyreve artificiale bionike qe do ti ndihmojne personat me gjymtyre te prera te bejne jete normale.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›